Pas suksesit të albumit të tij më të fundit, Don Xhoni po vazhdon turin me performanca në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, ndalesa e radhës ishte në Gjakovë, ku një incident i papritur tërhoqi vëmendjen e publikut.

Gjatë performancës, një person nga publiku duket se e ka provokuar reperin. Megjithatë, nga videot që po qarkullojnë në TikTok nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht përpara reagimit të tij.

Në një moment, Don Xhoni reagoi duke i hedhur pijen në drejtim të personit në fjalë.

Pak çaste më vonë, në skenë u afrua edhe vëllai i tij, Leonardi, por reperi e ndaloi menjëherë, duke mos lejuar që situata të përshkallëzohej.

Pas incidentit, Don Xhoni e menaxhoi situatën me qetësi dhe vijoi performancën normalisht, pa e kthyer ngjarjen në një përplasje më të madhe.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka nxitur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.