Nga një prej çifteve më të dashura të showbiz-it shqiptar vijnë sërish aludime për një krizë në marrëdhënie.
Që prej njohjes së tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” në vitin 2021, Sarah Berisha dhe DJ PM kanë qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve për ndarje. Sa herë që kanë munguar postimet e përbashkëta apo janë shfaqur më pak aktivë në rrjetet sociale, kanë qarkulluar lajme se lidhja e tyre kishte përfunduar.
Megjithatë, deri më tani, çifti ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien larg syrit të publikut. Edhe vetë DJ PM ka deklaruar më herët se preferon ta jetojë jetën private larg rrjeteve sociale.
Por këtë herë, ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje.
Sarah Berisha dhe DJ PM nuk ndiqen më në Instagram, një veprim që ka shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë një krisje.
Vëmendje ka tërhequr edhe prania e Sarah në Sunny Hill Festival, ku ajo u shfaq e vetme. Në të njëjtën kohë, influencerja ndau në InstaStory këngën “The One That Got Away” të Katy Perry, e cila flet për një dashuri të humbur.
Megjithatë, deri në këto momente, as Sarah Berisha dhe as DJ PM nuk kanë reaguar publikisht, ndaj çdo pretendim për ndarje mbetet në nivel spekulimesh.
