Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, ka treguar se raporti i saj me Lim Hotin vazhdon të jetë miqësor, pavarësisht aludimeve që i kanë shoqëruar prej kohësh.
Përmes një InstaStory, Bia ka publikuar një video ku shfaqet në shoqërinë e Limit dhe partneres së tij të re. Në pamje, çifti shkëmben puthje pranë saj, ndërsa Bia nuk ka humbur rastin të bëjë humor.
“Prapë dola unë e treta e tepërt,” ka shkruar ajo mbi videon.
Emrat e Bias dhe Limit janë përfolur shpesh në mediat rozë, veçanërisht pasi vetë Lim kishte treguar më herët se njiheshin prej vitesh dhe kishte folur për afrimitetin që kishin pasur në të kaluarën.
Megjithatë, postimi i fundit lë të kuptohet se mes tyre nuk ka hatërmbetje. Përkundrazi, prania e Bias pranë Limit dhe partneres së tij, si edhe publikimi i momenteve romantike të çiftit, tregon se ata vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë.

