Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka reaguar ashpër pas performancës së Katy Perry në natën e parë të Sunny Hill Festival, ku artistja amerikane ngriti në skenë flamurin e Kosovës.
Përmes disa postimeve në Instagram Story, Alba iu drejtua publikisht Dua Lipës, Dukagjin Lipës dhe organizatorëve të festivalit, duke i akuzuar se po anashkalojnë flamurin shqiptar.
“Turp! Shqiptarinë po e ‘shitni’ për lek! E keni shitur vetëm veten tuaj, se Shqipëria kurrë s’do përfaqësohet nga njerëz si ju!”, shkroi ajo.
Në një tjetër reagim, Pollozhani ngriti pyetjen pse në skenë u shfaq vetëm flamuri i Kosovës.
“Pse vetëm flamurin blu, e jo edhe flamurin e Shqiptarisë? Besoj e kuptoni mesazhin e pyetjes…”, u shpreh ajo.
Ish-banorja e BBVK e cilësoi situatën si një mospërfillje ndaj Shqiptarisë, duke shtuar se në një festival me përmasa ndërkombëtare duhej të promovohej edhe flamuri kombëtar shqiptar.
“Nuk meritoni duartrokitje kësaj radhe,” shkroi Alba, duke i akuzuar organizatorët se po përdorin identitetin kombëtar për interesa personale dhe politike.
Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa shumë përdorues kanë shprehur mendime të ndryshme mbi deklaratat e saj.



