Moderatorja e njohur Bora Zemani ka zhvilluar së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të tyre.

Mes dhjetëra mesazheve pozitive, nuk mungoi as një koment kritik, ku një ndjekës e akuzoi moderatoren se ishte “mendjemadhe” dhe “fallco”.

“Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq fallco. Këtu bën si e mirë, por ata që të njohin thonë je mendjemadhe shumë”, shkruante ndjekësi.

Bora zgjodhi të mos e zgjasë debatin dhe iu përgjigj me ironi, duke treguar se e mori situatën me sportivitet.

“Ata e dinë më mirë, gjithmonë,” shkroi moderatorja, duke e shoqëruar reagimin me një emoji duke qeshur.

Përgjigjja e saj u komentua menjëherë nga ndjekësit, të cilët vlerësuan mënyrën e qetë dhe me humor se si ajo zgjodhi t’i përgjigjej kritikës.