Pak ditë pasi në media dhe rrjetet sociale qarkulluan pamje ku ish-partneri i saj, Erik Fullani, pretendohej se ishte parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve, Sara Hoxha ka ndarë një postim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Përmes një InstaStory, influencerja publikoi një mesazh reflektues, i cili është interpretuar nga shumë ndjekës si një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në jetën e saj personale.
“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur. Mendoj se ky është kujtesa jote për të lënë pas atë që nuk ka qenë kurrë përgjegjësia jote ta rregullosh, ta kontrollosh apo ta mbash.”
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi u përfol se Erik Fullani ishte parë gjatë pushimeve në shoqërinë e një vajze tjetër, duke nxitur komente të shumta në rrjet.
Megjithatë, Sara Hoxha nuk ka përmendur askënd me emër dhe nuk ka konfirmuar se mesazhi i saj lidhet me ish-partnerin. Për momentin, lidhja mes postimit dhe ngjarjeve të fundit mbetet vetëm një interpretim i ndjekësve.
