Reperi i njohur G-Bani ka njoftuar hapjen e një fushate në platformën GoFundMe, me qëllim mbledhjen e fondeve për realizimin e projektit të tij më të ri muzikor, të titulluar “Assasin”.

Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve, artisti shprehet se hip-hopi me tematikë sociale po kalon një periudhë të vështirë dhe se artistët e pavarur kanë gjithnjë e më pak mbështetje nga mediat, organizatorët dhe institucionet.

G-Bani thekson se, pas tre dekadash në muzikë, këtë herë ka vendosur t’i drejtohet publikut për të bërë të mundur realizimin e këngës së tij më të re.

Sipas tij, “Assasin” është projekti i tretë me karakter protestues, pas këngëve “In Extrems” dhe “Diktatori”, ndërsa frymëzimi vjen edhe nga zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri, përfshirë protestën e 26 korrikut pranë Kuvendit.

Artisti synon të mbledhë 2,000 paund britanikë (£2,000), të cilat do të përdoren për orkestralen, regjistrimin, miksimin, masterizimin dhe realizimin e videoklipit zyrtar të këngës.

Ky është linku për ‘Gofundme’!

https://gofund.me/dff7cc512