Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit një shqetësim që e ka prekur këtë mëngjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se qeni i saj i dashur, Willy, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është gjetur.
E shqetësuar, Selin u ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve që, nëse e shohin qenushin, ta kontaktojnë menjëherë.
“Dita nisi me lajme jo shumë të mira. Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem kush e shikon të më shkruaj, ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës e cila e bën lehtësisht të identifikueshëm. Ndihmë!”, ka shkruar ajo.
Për ta bërë më të lehtë identifikimin, Selin ka publikuar edhe disa fotografi të Willy-t, me shpresën se ai do të gjendet sa më shpejt dhe do të rikthehet i sigurt në shtëpi.
Ndjekës të shumtë i kanë shprehur mbështetjen dhe kanë shpërndarë postimin, me shpresën se qenushi do të gjendet së shpejti.

