Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një vendim të rëndësishëm që ajo dhe partneri i saj, Bardhi, kanë marrë në lidhje me vajzën e tyre, Nea.
Përmes një postimi në InstaStory, Sara bëri të ditur se vogëlushja nuk do ta nisë ende çerdhen, duke sqaruar arsyet që i kanë çuar drejt këtij vendimi.
“Për të gjithë që më pyesin a shkon Nea në çerdhe: përgjigjja është jo.”
Sipas saj, ajo dhe Bardhi nuk ndihen ende të sigurt për ta lënë Nean në kujdesin e një institucioni, derisa ajo të jetë në gjendje të komunikojë rrjedhshëm.
Sara theksoi se dëshiron që vajza e saj të ketë mundësinë të shprehë qartë çdo situatë që mund të përjetojë, qoftë me edukatorët apo me fëmijët e tjerë.
Vendimi i çiftit ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë prindër kanë ndarë mendime të ndryshme mbi kohën e duhur për ta dërguar një fëmijë në çerdhe.

