Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka ndarë disa reflektime mbi eksperiencën e saj në reality show, duke folur edhe për mënyrën se si izolimi ndikoi në krijimin e marrëdhënieve mes banorëve.
E ftuar në podcast-in e Grida Dumës, këngëtarja u shpreh se jeta brenda shtëpisë është krejtësisht ndryshe nga ajo që percepton publiku, pasi banorët shkëputen plotësisht nga rutina dhe realiteti i përditshëm.
Sipas saj, izolimi bën që emocionet të përjetohen më intensivisht dhe lidhjet mes banorëve të krijohen më natyrshëm.
“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta jashtë vazhdon njësoj. Ti shkëputesh totalisht nga realiteti. Nuk jeton më në atë botë që ke lënë pas, por vetëm në atë hapësirë, me ata njerëz dhe ato situata që bëhen e gjithë bota jote”, u shpreh Egli.
Ajo shtoi se fakti që banorët kalojnë çdo moment së bashku, pa kontakt me botën jashtë, ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si ndërtohen raportet mes tyre.
Deklaratat e Eglit janë interpretuar edhe si një reflektim për historinë e saj me Gjestin, lidhje që lindi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania” dhe u kthye në një nga më të komentuarat e sezonit. Pas përfundimit të spektaklit, dyshja vendosi t’i japë fund marrëdhënies.
