Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani, vazhdon të marrë mbështetje nga ndjekësit edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, modelja është surprizuar nga fansat me një trofe simbolik, i shoqëruar me një mesazh të ndjerë, ku vlerësohen karakteri, forca dhe mënyra se si ajo ka përballuar sfidat gjatë dhe pas reality show-t.
Në dedikimin e tyre, admiruesit e përshkruajnë Brikenën si një vajzë me shpirt luftarak, e cila ka ditur të ecë përpara me dinjitet dhe besim në vetvete. Sipas tyre, ajo është kthyer në një burim frymëzimi për shumë njerëz.
Fansat theksojnë gjithashtu se Brikena ka ruajtur gjithmonë thjeshtësinë dhe elegancën, duke shtuar se arritjet e saj janë rezultat i përkushtimit dhe punës së vazhdueshme.
Në fund të mesazhit, ata shprehin besimin se rrugëtimi i saj sapo ka nisur dhe se sukseset më të mëdha e presin në të ardhmen.
Brikena vendosi ta ndajë këtë moment me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar fotografinë e trofeut dhe mesazhin që kishte marrë, një postim që u prit me reagime të shumta pozitive.

