Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një lajm shumë të veçantë nga jeta e saj personale.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, artistja ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji.
Nga pamjet e postuara, është bërë e ditur se çifti do të bëhet prindër të një djali. Në një nga fotografitë më të komentuara, shihet edhe djali i tyre i madh pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a boy”, duke konfirmuar kështu lajmin e shumëpritur.
Publikimi i fotografive ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime nga fansat dhe miqtë e artistes, të cilët kanë shprehur gëzimin për zgjerimin e familjes së tyre.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Dafina zbuloi edhe shtatzëninë e saj në një mënyrë mjaft të veçantë gjatë një koncerti në Tiranë, moment që u bë viral në rrjetet sociale.
Tashmë, familja e artistes po përgatitet për ardhjen e anëtarit më të ri, ndërsa djali i tyre i parë do të bëhet së shpejti vëllai i madh.

