Selin dhe DJ Gimbo vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të momentit, ndërsa romanca e tyre duket se po bëhet çdo ditë e më e fortë.

Së fundmi, dyshja kanë vendosur të largohen për disa ditë jashtë Shqipërisë për të përjetuar një eksperiencë të veçantë së bashku. Bëhet fjalë për një koncert që ka një rëndësi të madhe për ta, pasi është hera e parë që e ndjekin si çift.

Lajmin e ka ndarë vetë Selin përmes rrjeteve sociale, ku publikoi disa momente nga udhëtimi dhe emocionet e saj për këtë përvojë.

“Koncerti ynë bashkë”, ka shkruar ajo krahas pamjeve të postuara në Instastory.

Në videot dhe fotografitë e publikuara, Selin dhe Gimbo shfaqen mjaft të afërt dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke treguar se po kalojnë një periudhë shumë të bukur së bashku.

Ky udhëtim vjen menjëherë pas publikimit të remix-it të këngës “DJ”, projekt në të cilin Gimbo solli një version të ri të hitit të njohur, ndërsa në videoklip u përfshi edhe Selin.

Fansat kanë reaguar menjëherë ndaj pamjeve të çiftit, duke i përgëzuar për marrëdhënien e tyre dhe duke komentuar se dyshja duken më të lumtur se kurrë.