Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes së djeshme në Ferma VIP ka qenë surpriza e veçantë e rezervuar për Soni Malajn.
Për herë të parë në një reality show shqiptar, qielli mbi fermë u ndriçua nga një spektakël i organizuar me dronë, duke krijuar një atmosferë magjike që la pa fjalë fermerët dhe publikun.
Pamjet e show-t kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit, ndërsa Soni Malaj nuk ka mundur të fshehë emocionet përballë kësaj surprize të pazakontë. Këngëtarja u shfaq e lumturuar dhe e prekur nga momenti i veçantë që iu dedikua.
Menjëherë pas spektaklit, banorët nisën të aludojnë mbi personin që mund të qëndrojë pas kësaj surprize. Shumë prej tyre kanë hedhur dyshime se organizimi mund të jetë bërë nga Flori Mumajesi, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Pavarësisht spekulimeve, një gjë është e sigurt: surpriza me dronë ishte një nga momentet më të veçanta të këtij sezoni të Ferma VIP dhe një kujtim që Soni Malaj nuk do ta harrojë lehtë.
