Tensionet në Ferma VIP kanë arritur kulmin gjatë një debati të fortë mes Ilirit dhe Mozës, i cili ka shkaktuar reagime të shumta mes banorëve dhe publikut.

Gjithçka nisi kur gjatë përplasjes verbale, Iliri iu drejtua Mozës me termin “shkije”, gjë që duket se e irritoi menjëherë konkurrenten. Moza reagoi menjëherë ndaj deklaratës, duke iu kundërpërgjigjur me tone të larta.

Pas shkëmbimit të fjalëve, debati u përshkallëzua me shpejtësi, ndërsa të dy banorët vijuan akuzat dhe kundërakuzat ndaj njëri-tjetrit. Situata u tensionua aq shumë sa fermerët e tjerë u detyruan të ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Pamjet e debatit kanë nisur të komentohen gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit janë ndarë në qëndrime të ndryshme mbi sjelljen e dy konkurrentëve.

Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë pasoja për banorët apo nëse produksioni do të marrë ndonjë vendim pas incidentit që ka ndezur atmosferën në fermë.