Largimi i papritur i Sorginit nga Ferma VIP gjatë Prime-t të mbrëmshëm ka sjellë reagime edhe brenda fermës. Konkurrenti u përjashtua nga Agai pasi theu një nga rregullat kryesore të formatit, duke i dhënë fund menjëherë rrugëtimit të tij në garë.

Pas këtij vendimi, vëmendja u përqendrua te Moza, e cila gjatë gjithë eksperiencës në Ferma VIP ka pasur një raport mjaft të mirë me Sorginin.

Gjatë një bisede mes fermerëve, Zhaku e pyeti Mozën nëse ishte mërzitur për largimin e tij. Ajo u përgjigj shkurt, duke lënë të kuptohet se vendimi i kishte ardhur i papritur.

“Jo, thjesht më erdhi si e papritur”, u shpreh Moza.

Kujtojmë se Moza dhe Sorgini kanë ndërtuar një marrëdhënie të afërt dhe miqësore gjatë rrugëtimit të tyre në Ferma VIP, duke qenë shpesh pranë njëri-tjetrit në momente të ndryshme të lojës.

Përjashtimi i Sorginit ka ndryshuar dinamikat brenda fermës, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë mungesa e tij te fermerët e tjerë në javët e fundit para finales së madhe.