Prime-i i kësaj mbrëmjeje në “Ferma VIP” nisi me një zhvillim të papritur që tronditi fermerët dhe publikun. Vetëm pak minuta para transmetimit live, produksioni mori një vendim drastik për një nga konkurrentët e shtëpisë.
Moderatorja Arbana Osmani njoftoi se Sorgini është përjashtuar nga gara pas shkeljes së një prej rregullave më të rëndësishme të formatit. Sipas saj, konkurrenti ka tentuar të marrë informacione nga jashtë përmes familjarëve, veprim që bie ndesh me rregullat e transparencës dhe izolimit të programit.
Gjatë komunikimit me fermerët, Arbana theksoi se ndërhyrje të tilla janë të papranueshme, veçanërisht në këtë fazë të lojës, kur finalja është vetëm dy javë larg. Për këtë arsye, Agai vendosi masën më të rëndë të mundshme: përjashtimin e menjëhershëm të Sorginit nga Ferma VIP.
Ky vendim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës, pasi gara po hyn në momentet më vendimtare dhe çdo lëvizje mund të ndryshojë rrjedhën drejt finales së madhe.
Largimi i Sorginit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fansat po diskutojnë nëse masa e marrë nga produksioni ishte e drejtë apo tepër e ashpër. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky zhvillim te fermerët e mbetur në garë.
