Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Geraldo Bibës, efektiv i policisë private, i cili u ndalua nga autoritetet pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec më 30 maj.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa përfaqësuese e akuzës ishte prokurorja Julinda Gjika. Gjatë shqyrtimit të çështjes, prokuroria kërkoi që ndaj të dyshuarit të vendosej masa e sigurisë “arrest në burg”.

Pas dëgjimit të argumenteve të palëve, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke caktuar ndaj Geraldo Bibës masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ngjarja e ndodhur në Zvërnec vijon të jetë nën hetim, ndërsa autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e saj në vijim.

@topchanneltvalbania

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Geraldo Biba, efektivi i policisë private, i cili u ndalua nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Zvërnecit më 30 maj. Biba është një prej rojeve private të cilët dhunuan protestuesin në Zvërnec.

♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip – Top Channel – Big Brother Vip